Loading…

Haliti: Kosova duhet të marrë pjesë në Samitin e Pragës

  • 11/09/2019 | 20:34

Haliti: Kosova duhet të marrë pjesë në Samitin e Pragës

Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Kosova duhet të marrë pjesë në Samitin e Pragës, pasi sipas tij vendi nuk e ka luksin që t’i bojkotojë samitet si ky i Pragës, shkruan Gazeta Metro.


“Shteti i Kosovës nuk e ka luksin që t’i bojkotojë samitet si ky i Pragës, ku krahas Grupit të Vishegradit, të cilin e përbëjnë Çekia, Sllovakia, Polonia dhe Hungaria, marrin pjesë edhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Haliti në rrjetin social Facebook.

Sipas Halitit, Mospjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Pragës, i krijon hapësirë Serbisë, respektivisht veprimtarisë së saj kundër njohjeve të shtetit të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në institucione ndërkombëtare.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Kosova duhet të marrë pjesë në Samitin e Pragës

Shteti i Kosovës nuk e ka luksin që t’i bojkotojë samitet si ky i Pragës, ku krahas Grupit të Vishegradit, të cilin e përbëjnë Çekia, Sllovakia, Polonia dhe Hungaria, marrin pjesë edhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.
Mospjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Pragës, i krijon hapësirë Serbisë, respektivisht veprimtarisë së saj kundër njohjeve të shtetit të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në institucione ndërkombëtare.
Tërheqje e Kosovës nga skena ndërkombëtare paraqet lëshim terreni ndaj Serbisë.
Shteti i Çekisë e ka njohur shtetin e Kosovës më 21 maj 2008 dhe kjo njohje, pavarësisht deklaratave individuale, vazhdon të mbetet e vlerëshme. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë