Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, nga radhët e PDK’së, ka kërkuar nga deputët e Kuvendit të kenë mirëkuptim që të marrin vendim të përbashkët për hallet e tyre. Sipas tij fletarrestet mund të lëshohen për çdo qytetar të Kosovës.
Haliti ka thënë se duhet të ketë harmonizim në mes të deputetëve.
“Nuk jemi të fortë për Francën dhe Bashkimin Evropian. Por është mirë që po i bëjmë thirrje bashkimit Evropian për një hall të përbashkët”, ka thënë Haliti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. /gazetametro.net