Loading…

‘Hallakama në UP’: Rektori e akuzon ministren Nagavci për tentim për shkarkimin e tij

  • 20/10/2022 | 20:40

‘Hallakama në UP’: Rektori e akuzon ministren Nagavci për tentim për shkarkimin e tij

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti tha se ka pasur një takim me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci lidhur me Selim Bezeraj, anëtar I Këshillit Drejtues të UP’së, pasi ky i fundit akuzohet për plagjiatur.


Sahiti në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se ishte i befasuar nga reagimi i ministres Nagavci pasi Sahiti kërkoi interesim për këtë çështje.

Ai tha se Nagavci nuk shprehi asnjë interesim, as nuk ofroi mbështetje për ta adresuar këtë si çështje.

“Reagimi i saj pak më ka befasu, nuk e kam prit, nuk ka shpreh ndonjë interesim, as me dhënë ndonjë ide, por as me ofru ndonjë mbështetje për me adresu si cështje. Nuk e di, shohim si t’ja bëjmë, qikaq kanë qenë përgjigjet e saj”, tha ai.

Tutje, Sahiti e akuzoi ministren Nagavci se është e përfshirë në tentimin për shkarkimin e tij nga pozita e rektorit të UP’së.

“Ministrja është e përfshirë në krejt këtë zhvillim të ri rreth UP, përndryshe si Qeveri që me disa ministri kemi pas bashkëpunim korrekt”, tha ai.

Të premten Këshilli Drejtues i UP-së është e paraparë që të marrë vendim për shkarkimin e rektorit të UP-së, Naser Sahiti. Kështu tha në një konferencë për media vetë rektori Sahiti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë