Loading…

Hallerbos, pylli i kaltër në Belgjikë (FOTO)

  • 02/11/2016 | 16:19

Hallerbos, pylli i kaltër në Belgjikë (FOTO)

Hallerbos, po ashtu i njohur dhe me emrin Pylli i kaltër, është një pyll në Belgjikë, që në pranverë mbulohet nga miliona lule të llojit – zymbyli i egër.

Ky pyll fantastik, çdo vit, në muajt prill dhe maj, transformohet në një peizazh përrallor. Ndërkaq, mes shtresës së gjerë të luleve ndodhen shtigjet gjarpëruese – ku njerëzit mund të kënaqen duke shëtitur në këtë ambient të mahnitshëm.

Krahas aromës së zymbylave, vizitorët mund të kënaqen edhe duke vështruar lepujt dhe drerët, që nuk janë të paktë në këtë pyll.

Fenomeni i “pyjeve të kaltra” nuk është i rrallë në Evropë, mirëpo Hallerbos dallon për shkak të dendësisë së drurëve dhe bukurisë së luleve – por dhe për shkak të qasjes së lehtë në të, sepse ndodhet fare pranë Brukselit.

Hallerbos pylli 0002
Hallerbos pylli 0004Hallerbos pylli 0006Hallerbos pylli 0007Hallerbos pylli 0008Hallerbos pylli 0012Hallerbos pylli 0010Hallerbos pylli 0011Hallerbos pylli 0014Hallerbos pylli 0015Hallerbos pylli 0005

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë