Gjashtë palestinezët nga Gaza janë dënuar nga gjykata ushtarake e organizatës terroriste Hamas që qeveris në Rripin e Gazës, transmeton Gazeta Metro.
Vendimi u bë i ditur të enjten nga ky autoritet i Hamas në Gaza. Vendim për dënime të tjera janë njoftuar po ashtu, si dënim me punë të rëndë dhe burgim të përjetshëm. Një person ishte liruar për mungesë provash.
Dy prej të dënuarve me vdekje janë kanë dalë të arratisen nga autoritetet e Hamas në Rripin e Gazës sipas këtij autoriteti.
Ky autoritet në deklaratën e tyre kanë cekur se vendimet e dënimeve janë caktuar “ brenda kornizave të kryerjes së detyrës sonë të mbrojtjes së shoqërisë palestineze, dhe të ballafaqimit me ligësinë e komunikimit me okupatorët Izraelit”.
Në këtë fillim të këtij muaji dy palestinezë të tjerë janë dënuar me vdekje po ashtu nga ky autoritet për të njejtin akuzë./gazetametro.net