Loading…

Hamasi liron dy pengje ruse për hatër të Putinit

  • 29/11/2023 | 12:48

Hamasi liron dy pengje ruse për hatër të Putinit

Hamasi do të liroj dy pengje me shtetësi rusi si gjest mirënjohje ndaj Putini për pozicionin që e ka marrë ai në luftën mes Izraelit dhe Hamasit ka thënë një zyrtar i lartë i grupit terrorist, transmeton Gazeta Metro.


Nuk është bërë e ditur ende nëse këta dy persona kanë shtetësi të Izraelit po ashtu.

Ky lajmërim erdhi nga Moussa Abu Marzouk i cili është zyrtar i krahut politik të Hamasit, raporton The Times of Israel.

Lirimi i dy rusëve vjen pas lirimit të 10 izraelitëve gjithashtu që do të realizohet sot pas arritjës së armëpushimit mes dy palëve nga ndërmjetësimi i SHBA’së, Egjiptit dhe Katarit.

Të afërmit e rusëve të liruar që po mbaheshin peng në Gazë nga Hamasi kanë qenë në Moskë nën asistimin e Kremlinit për ti ndihmuar familjarët e tyre të lirohen./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë