Organizata terroriste Hamas që qeveris Rripin e Gazës ka sulmuar me dy raketa në qytetet Ashkelon dhe Ashdod në Izraelin jugor. Deklarata e Hamas sot shkruante se “marrëveshja për normalizim mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe entitetit zionist nuk e vlen as sa ngjyra e shtypit me të cilën është shkruar”, transmeton Gazeta Metro.
Trembëdhjetë njerëz janë plagosur pasi dy raketa janë lëshuar nga Gaza drejt Ashkelon dhe Ashdod. Sirenat alarmuese u ndezën derisa Netanyahu po vinte nënshkrimin në marrëveshjen e normalizimit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinet.
Fraksionet palestineze janë shprehur të indinjuar me marrëveshjen e normalizimit, me protesta kundër marrëveshjes në Bregun Perëndimor në të ashtuquajturën ‘Dita e Zemërimit’.
Zëdhënësi i Hamas, Hazem Qassem, ju përgjigj ndaj marrëveshjeve pak pasi u lëshuan raketat nga Gaza duke thënë se “populli ynë me këmbënguljen në përpjekjen për deri në arritjen e plota të të drejtave tona, do t’i trajtoj këto marrëveshje sikur jo ekzistuese” sipas mediave palestineze.
Hamas dhe Izraeli kishin arritur një mirëkuptim për një armëpushim në fund të gushtit pas disa javësh ku raketat dhe pajisje shpërthyese tjera u shfrytëzuan në jug të Izraelit./gazetametro.net
הירי לדרום | תיעוד: רגע נפילת הרקטה באשדוד ממצלמות האבטחה@Itsik_zuarets
(צילום: עיריית אשדוד – מוקד 106 – מוקד רואה) pic.twitter.com/f9KDR1nzIe— כאן חדשות (@kann_news) September 15, 2020