Loading…

Hamiti: Ambicia e Kurtit s’është qeverisja, por sundimi i Kosovës

  • 06/05/2026 | 17:52

Hamiti: Ambicia e Kurtit s’është qeverisja, por sundimi i Kosovës

Anëtari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Muhamet Hamiti, reagoi ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se mënyra e tij e qeverisjes synon kontroll të pushtetit në vend të administrimit demokratik, transmeton Gazeta Metro.


Sipas Hamitit, që nga ardhja në pushtet e Kurtit në vitin 2021, vendi ka pësuar ndryshime negative, të cilat ai i lidh edhe me mbështetjen e atyre që ishin rreshtuar nën sloganin “Krejt dhe drejt”. Ai përmendi gjithashtu edhe sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, duke ia atribuar ato qeverisjes aktuale.

Tutje, Hamiti theksoi se qytetarët kanë mundësi për ndryshim në zgjedhjet e ardhshme dhe përmes votës mund të largojnë qeverinë aktuale.

“Tash që po i shohin ambiciet e Kurtit për t’u bërë Sundimtar i Kosovës, qytetarët e kanë mundësinë ta largojnë atë nga pushteti me votë – më 7 qershor 2026. Kështu do të krijohej opozita e re në Kosovë dhe mundësia që, me Qeveri demokratike, vendi ynë të rikthehet në rrugën e mbarë të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik dhe të integrimeve euro-atlantike. Prandaj, jo sundimit! Po qeverisjes!”, shkroi Hamiti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë