Loading…

Hamiti: Arben Vitia duhej të shkarkohej, Prishtinës nuk i duhet një menaxher i dështuar

  • 01/10/2021 | 13:09

Hamiti: Arben Vitia duhej të shkarkohej, Prishtinës nuk i duhet një menaxher i dështuar

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka folur për dorëheqjen e sotshme të Arben Vitisë nga Ministria e Shëndetësisë, duke thënë se ai është dashur të shkarkohej, shkruan Gazeta Metro.

Me anë një postimi në Facebook, Hamiti ka komentuar dorëheqjen e Arben Vitisë.

Ai ka thënë se Vitia duhej të shkarkohej, për dështimin me pandeminë.

“Ministri i Shëndetësisë foli sot për suksese, jo për dështime: dha shifra për numrin e të vaksinuarve në Kosovë, por jo për numrin enorm të të vdekurve prej virusit Covid 19. Mbi 600 kosovarë për një muaj prej datës 22 gusht, kur u tha prej autoriteteve të Kosovës: “ia ndalëm turrin variantin Delta”. Dhjetëra të tjerë ditëve në vijim. Në vend se të shkarkohej, Arben Vitia dha dorëheqje sot. Menaxheri i dështuar në fushën e tij nominale të eskpertizës do të garojë për kryetar të Prishtinës”, ka shkruar Hamiti.

Tutje ai ka komentuar edhe zgjedhjet për Prishtinë, duke thënë se kryeqytetit nuk i duhet një menaxher i dështuar.

“Menaxher i dështuar Prishtinës nuk i duhet. #VV-ja po konkurron për mandat të tretë qeverisës në Prishtinës, mbasi qeverisi keq në dy mandatet e kaluara. Gara 17 tetorit për Prishtinën është për më të mirin, jo për më të keqin. Më i miri, besoj unë, është Përparim Rama, kandidat i #LDK-së. Sigurisht është në dorën e qytetarëve të votojnë për kandidatin më të mire, simbas bindjes së tyre. Vota jonë, e seicilit veç e veç, është pushteti ynë!”, ka theksuar Hamiti.

Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë