Loading…

Hamiti: Dy mandate Prishtina ka parë vetëm stagnim, qytetarët me 14 nëntor të votojnë për progres

  • 07/11/2021 | 17:44

Hamiti: Dy mandate Prishtina ka parë vetëm stagnim, qytetarët me 14 nëntor të votojnë për progres

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka thënë se në dy mandatet qeverisëse në Prishtinë, qytetarët e kësaj komune nuk kanë parë asgjë përpos stagnimit, përcjellë Gazeta Metro.


Ai tutje ka thënë se me 14 nëntor, qytetarët e Prishtinës do të votojnë për progres për veten e tyre së pari, e pastaj  për kryeqytetin. E ai që mund të bëj progres është Përparim Rama.

“Votuesit sot një javë do të votojnë për progres për vete dhe për kryeqytetin e Republikës sonë.
Përparimi për Prishtinën! Për të gjithë!”, ka thënë Hamiti.

Postimi i plotë:

Qytetarët e Prishtinës s’kanë parë gjë pos stagnimit në dy mandatet qeverisëse të #VV-së (2013-2021) në Prishtinë.
Votuesit sot një javë do të votojnë për progres për vete dhe për kryeqytetin e Republikës sonë.
Përparimi për Prishtinën! Për të gjithë!./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë