Loading…

Hamiti i LDK’së: Qeveria të përgatitet mirë, të mos ia mbulojë Vucicit taktikën për zvarritje të dialogut

  • 11/06/2021 | 17:28

Hamiti i LDK’së: Qeveria të përgatitet mirë, të mos ia mbulojë Vucicit taktikën për zvarritje të dialogut

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ia ka tërhequr vërejtjen qeverisë së Kosovës që të mos ia mbulojë presidentit serb, Aleksander Vucic taktikën e tij për zvarritje të dialogut, shkruan Gazeta Metro.


Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për dialog që çon në zgjidhje përfundimtare sepse kjo do të thotë njohja e Republikës së Kosovës.

Sipas Hamitit, Qeveria e Kosovës duhet të përgatitet të përballet me këtë dialog dhe të mos i krijojë mbulesë Vucicit në tentimet e tij për zvarritje dhe minim të procesit të dialogut duke ia lënë fajin Kosovës.

Postimi i plotë:

Presidenti i Serbisë nuk është i interesuar për dialog që çon në zgjidhje përfundimtare, që s’ka se si të përfundojë ndryshe pos me njohje të Republikës së Kosovës, në kufijt aktualë. Qeveria e Kosovës duhet të jetë e gatshme, e përgatitur, për këtë përballje në dialog e të mos i krijojë mbulesë Vuçiqit në taktikën e strategjinë e tij për zvarritje e minim të procesit të dialogut, duke i lënë fajin Kosovës. /gazetametro.net 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë