Loading…

Hamiti: Komisioni Europian vë re se ka deklarata poshtëruese ndaj mediave dhe rrezikojnë sigurinë e gazetarëve

  • 19/10/2021 | 18:14

Hamiti: Komisioni Europian vë re se ka deklarata poshtëruese ndaj mediave dhe rrezikojnë sigurinë e gazetarëve

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka reaguar pasi Komisioni Europian, ka theksuar se Kosova përfiton nga një mjedis medial i gjallë dhe pluralist, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Hamiti ka thënë se ky raport i Komisioni Europian është i drejtë dhe është lëvdatë me vend.

“Kosova përfiton nga një mjedis medial i gjallë dhe pluralist”, thotë Komisioni Evropian. Në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2021 flitet edhe për gjendjen e lirisë së shprehjes dhe të medias në Kosovë. Me të drejtë theksohet se Kosova “përfiton nga një mjedis medial i gjallë dhe pluralist”, që është lavdatë me vend. Korniza ligjore është në pjesën më të madhe në linjë me standardet evropiane, nënvizohet në raport. Komisioni Evropian vë re se ka edhe deklarata poshtëruese dhe njollosëse ndaj mediave, që minojnë besimin në raportimet gazetareske dhe rrezikojnë sigurinë e gazetarëve”, ka shkruar Hamiti.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë