Loading…

Hamiti: Kurti ra në grackën e Vucicit, Osmani po abstenon nga roli i saj

  • 01/06/2023 | 17:57

Hamiti: Kurti ra në grackën e Vucicit, Osmani po abstenon nga roli i saj

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka thënë se veprimet e kryeministrit Albin Kurti pa koordinim me aleatët tanë, përbëjnë  një aventurë të rrezikshme të tij, me pasoja për vendin.


Në një prononcim për Periskopin, Hamiti tha se Kurti ka rënë në grackën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pasi sipas tij Qeveria Kurti nuk mund ta shtrijë sovranitetin në të gjithë vendin pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ka më pak sundim të ligjit në komunat veriore prej kur Albin Kurti thoshte se do të zbatonte vendimin për targat, por ai nuk ia doli ta bënte këtë. U tërhoq atëherë mbasi bëri dëme. E pati marrë vesh me vonesë se ambasadori amerikan kishte më shumë informacion se ai vetë, kryeministri i Kosovës, për gjendjen dhe rreziqet atje”, tha ai.

Hamiti theksoi se Kurti nuk ka arritur t’i bindë amerikanët për politikat e veta dhe ka marr vendime pa u koordinuar me ta, prandaj Qeveria e Kosovës është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Është hera e dytë që Kosova sanksionohet për shkak të Albin Kurtit. Herën e parë gjatë Qeverisë Kurti 1. Kësaj here sanksionet duken edhe më serioze. E para, përjashtimi i FSK-së nga ushtrimet “Defender 23, një ushtrim i përbashkët multi-nacional nën drejtimin e komandës amerikane në Evropë që synon të ndërtojë gatishmëri dhe ndërveprueshmëri ndërmjet SHBA-ve dhe partnerëve dhe aleatëve të NATO-s”, deklaroi Hamiti.

Kurse, sa i përket qëndrimit të presidentes, Vjosa Osmani, në lidhje me situatën në veri, Hamiti tha se e para e vendit është rreshtuar krah Qeverisë Kurti.

“Në kohën kur veprimet e Qeverisë Kurti kanë nxitur masa ndëshkimore (sanksione) të Administratës amerikane ndaj vendit tonë, kur Kurti vetë e ka quajtur ‘naiv’ qëndrimin e Sekretarit Blinken – një deklaratë e papërgjegjshme, fyese, e kryetarit të qeverisë sonë – dëshmon se zonja Osmani është rreshtuar efektivisht me Kurtin në këtë përplasje të tij publike me aleatin historik të Kosovës”, tha anëtari i kryesisë së LDK-së.

Hamiti gjithashtu e akuzoi zonjën Osmani se po abstenon nga funksioni i saj si Presidente e Republikës së Kosovës./Periskopi

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë