Loading…

Hamiti për ftesën e Haxhiut drejt liderëve politikë: Nuk është aspak serioze

  • 15/08/2026 | 20:04

Hamiti për ftesën e Haxhiut drejt liderëve politikë: Nuk është aspak serioze

Profesoresha universitare Vjosa Hamiti e ka konsideruar jo serioze ftesën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për takim me liderët e partive politike.


Sipas saj, Albulena Haxhiu është bashkëfajtore me Albin Kurtin në shkeljen e Kushtetutës së Kosovës.

“Kjo ftesë e ushtrueses së detyrës dhe deputetes Albulena Haxhiu për mua nuk është aspak serioze për një arsye të thjeshtë, sepse ajo është bashkëfajtore në shkeljen e kushtetutës që po i bëhet Republikës së Kosovës prej 7 gushtit edhe faktikisht po kërkohet që të mblidhen kinse për një Ujdi, mirëpo siç e dimë të gjithë kjo është e gjitha orkestrim i Albin Kurtit për me shty datën e zgjedhjeve që shpreson ai që do t’i mbajë në dhjetor”, ka deklaruar Hamiti në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova.

Ajo theksoi se, thirrja për një takim me partitë politike, e paraqitur si mundësi për të arritur një ujdi, nuk është mënyra e duhur për ta zgjidhur situatën politike.

Ndër të tjera, Hamiti ka pretenduar se prapa kësaj situate qëndron një strategji politike e kryeministrit në detyrë për ta shtyrë datën e zgjedhjeve, derisa vlerësoi pozitivisht vendimin e Aleancës dhe PDK-së për të mos marrë pjesë në takimin e ftuar nga Haxhiu.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë