Loading…

Hamiti: Të dielën votuesit e kanë zgjedhjen më të thjeshtë, votojnë për Përparim Ramën

  • 12/11/2021 | 15:03

Hamiti: Të dielën votuesit e kanë zgjedhjen më të thjeshtë, votojnë për Përparim Ramën

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka thënë se votuesit të dielën votuesit e kanë zgjedhjen më të thjeshtë: votojnë për ndryshim rrënjësor me kandidatin dhe me programin origjinal të Përparim Ramës, ose për kandidatin e aparaturës së VV’së, Arben Vitinë, në vazhdën e dy dështimeve të VV’së në qeverisje të Prishtinës nga viti 2013, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në Facebook, Hamiti ka thënë se raundi i zgjedhjeve për kryetarë komunash kësaj të diele, më 14 nëntor, u jep mundësinë qytetarëve të japin votën me të cilën ushtrojnë pushtetin e vet për të zgjedhur ndërmjet dy kandidatëve.

Ai komentoi edhe zgjedhjet për Prishtinën, ku ka pasur disa fjalë për Ramën dhe Vitinë.

“Zgjedhjet për Prishtinën janë më shumë se zgjedhje për një kryetar komune. Kryeqyteti është qendër e jetës shoqërore, ekonomike, kulturore të gjithë Republikës. Kryeqyteti është motor i zhvillimit të gjithë vendit. I tillë nuk ka qenë në këto tetë vjetët e fundit. Në garën e të dielës ka dy kandidatë, nga dy partië më të votuara në zgjedhjet e 17 tetorit. Nga LDK-ja, që doli e para, kandidat është Përparim Rama, që ka sjellë energjinë dhe vizionin, ka shpalosur programin që e transformon kryeqytetin në vitet e ardhshme, me projekte të mëdha që në formë organike lidhin fijet e jetës e të shoqërisë në qytet e në fshat. Nga VV-ja, që më 17 tetor doli partia e dytë në vend, kandidat është Arben Vitia, që mori vota më shumë se z. Rama në raundin e parë, por që program të vetin nuk pati, pos nëse program mund të quhet një amalgam projektesh të vogla, ndonjëri më i madh, që i ka marrë prej kandidatëve të tjerë, që i kishin paraqitur para tij.
Të dielën votuesit e kanë zgjedhjen më të thjeshtë: votojnë për ndryshim rrënjësor me kandidatin dhe me programin origjinal të Përparim Ramës, ose për kandidatin e aparaturës së VV-së, Arben Vitinë, në vazhdën e dy dështimeve të VV-së në qeverisje të Prishtinës nga viti 2013. Pjesë e kësaj qeverisjeje të keqe ka qenë edhe Arbeni, që u shqua për keqmenaxhim edhe si Ministër i Shëndetësisë në muajt e verës”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka thënë se pushteti është në dorën e qytetarëve të Prishtinës të dielën. Të hënën e tutje, në dorën e kryetarit që e ka marrë besimin e tyre dhe punon për ta.

Më poshtë postimi i tyre. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë