Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, reagoi pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për diskutime rreth marrëveshjes për presidentin, transmeton Gazeta Metro.
Hamza deklaroi se mosvazhdimi i procesit të konstituimit tregon, sipas tij, mungesë të përgjegjësisë nga ana e subjektit që ka dalë i pari në zgjedhje.
“Kjo është një shenjë e mungesës së seriozitetit, përgjegjësisë nga partia që ka fituar vendin më të madh në Kuvend, shihet që vazhdojnë sjelljet e tyre të papërgjegjshme”, u shpreh Hamza.
Ai theksoi se situata aktuale po e lë vendin ende pa institucione funksionale, duke kërkuar që procesi politik të ecë përpara./gazetametro.net