Loading…

Hamza pas takimit me Ambasadorin e Austrisë: Kosovës i duhen institucione stabile dhe zhvillim për qytetarët

  • 07/07/2026 | 18:06

Hamza pas takimit me Ambasadorin e Austrisë: Kosovës i duhen institucione stabile dhe zhvillim për qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, me të cilin diskutoi për zhvillimet politike në vend dhe procesin e konstituimit të institucioneve.


Hamza theksoi se Kosova ka kaluar një periudhë të gjatë të paqëndrueshmërisë politike dhe se vendi ka nevojë për institucione funksionale, stabile dhe efektive.

“Presim që certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të përfundojë në ditët e ardhshme. PDK mbetet e përkushtuar ndaj demokracisë, funksionimit të institucioneve dhe mbrojtjes së interesit shtetëror”, u shpreh Hamza.

Gjatë takimit, ai shprehu shqetësimin për zhvillimet në vend, duke vlerësuar se Kosova ka shënuar prapakthim në fusha të rëndësishme, si ekonomia, integrimi euroatlantik, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e shprehjes.

Hamza theksoi se PDK mbetet e përkushtuar të kontribuojë në forcimin e institucioneve demokratike dhe në avancimin e prioriteteve strategjike të Kosovës, në interes të qytetarëve dhe të ardhmes euroatlantike të vendit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë