Loading…

Hamza pas takimit me Kurtin: Nuk ka marrëveshje për temat e diskutuara deri më tani

  • 02/10/2026 | 18:55

Hamza pas takimit me Kurtin: Nuk ka marrëveshje për temat e diskutuara deri më tani

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur shkurtimisht për mediat pas takimit që zhvilloi pasdite me kryeministrin Albin Kurti.


Sipas tij, në takim është biseduar për procesin në Hagë, për procedimin e projektligjit në Kuvend për ndryshimin e Ligjit për Specialen, dhe për presidentin.

“Biseduam për situatën aktuale politike që ka të bëjë me procesin në Hagë, me nevojën që ligji të  procedohet dhe aprovohet në Kuvend, dhe tema zgjedhja e presidentit”, tha Hamza.

Ai tha se për PDK-në, “është nevojë dhe domosdoshmëri aprovimi i ligjit për Specialen dhe pastaj ne jemi të hapur të diskutojmë për presidentin”.

Hamza tha se deri më tani nuk ka marrëveshje me Kurtin për temat e biseduara.

“Nuk ka marrëveshje deri më tani për temat për të cilat kemi biseduar. Është e mundshme që kemi takime edhe ditëve në vijim”, theksoi kreu i PDK-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë