Loading…

Hamza përkujton Muharrem Qenën: Mitrovica më shumë se kurrë ka nevojë t’i rikthehet frymëmarrja artistike

  • 25/09/2021 | 18:50

Hamza përkujton Muharrem Qenën: Mitrovica më shumë se kurrë ka nevojë t’i rikthehet frymëmarrja artistike

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza ka përkujtuar në 15 vjetorin e vdekjes së tij artistin e madh nga Mitrovica, Muharrem Qena, shkruan Gazeta Metro.


Hamza ka thënë se shpirti artistik i Qenës u mishërua në shpirtin artistik të qytetit.

Ai ka thënë se Mitrovica më shumë se kurrë ka nevojë t’i rikthehet frymëmarrja artistike e kulturore, t’i kthehen këngët e Muharrem Qenës e teatrit t’i kthene shfaqjet.

Ky është postimi i plotë:

Si sot, 15 vite më parë u nda nga jeta këngëtari, aktori, regjisori, skenaristi e producenti Muharrem Qena. Ai me artin e tij i dha më shumë ngjyrë identifikimit të Mitrovicës si qytet i artit dhe kulturës, sepse me veprën e tij u mishërua në shpirtin artistik të qytetit.
Sot, 15 vite pas vdekjes së tij, kujtojmë me mall dhe nostalgji këngët, veprat dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për artin në Kosovë në përgjithësi e në Mitrovicë në veçanti.
Mitrovica, sot, më shumë se kurrë, ka nevojë që t’i rikthehet frymëmarrja artistike e kulturore, t’i kthehen këngët e Muharrem Qenës. Teatrit që mbanë emrin e tij t’i kthehen shfaqjet dhe adhuruesve të filmit t’i kthehen kinematë funksionale.
I përjetshëm kujtimi për Muharrem Qenën, shpirti artistik i të cilit vijon t’i përshkojë rrugët e qytetit të Mitrovicës. /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë