Loading…

Hamza shton në listën e PDK’së luftëtarin e UÇK’së

  • 12/05/2026 | 11:43

Hamza shton në listën e PDK’së luftëtarin e UÇK’së

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza ka mirëpritur në listën e kandidatëve për deputetë Miftar Kurtin, profesor, studiues, shkrimtar dhe luftëtar i UÇK-së.


Hamza tha se me kontribut në arsim, kulturë, histori dhe shtetndërtim, Kurti përfaqëson figurën e intelektualit të angazhuar që i ka shërbyer Kosovës në kohë lufte dhe paqe, transmeton Klankosova.tv.

“Kosova ka nevojë për njerëz me dije, përvojë dhe integritet. Mirë se vjen, Profesor!”, ka shkruar ai.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 7 qershor, pasi Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjedhë presidentin e ri brenda afateve kushtetuese. Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare brenda 18 muajve në Kosovë, pas atyre të shkurtit dhe dhjetorit 2025.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë