Loading…

Hamza: Të merren 129 milionë euro nga rezervat e shtetit dhe të shiten letrat me vlerë

  • 07/04/2020 | 23:05

Hamza: Të merren 129 milionë euro nga rezervat e shtetit dhe të shiten letrat me vlerë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në emisionin Pressing të T7, ka dhënë disa propozime lidhur me çështjen e financave të shtetit në kohën e pandemisë Covid-19.

Hamza ka propozuar t’u ndihmohen 129 milionë euro nga rezervat shtetërore dhe të vendosen në shitje letrat me vlerë që vlerësohen rreth 140 milionë euro.

“Unë propozoj që 129 milion euro të merren nga rezervat shtetërore. Gjithashtu, propozoj të vendosen në shitje letrat me vlerë rreth 140 milionë euro”, është shprehur Hamza.

Megjithatë, ai nuk harroi komunitetet në Kosovë për të cilat thotë se kanë gjendjen më të rëndë.

“Me këto para t’u ndihmojmë edhe komuniteteve sepse e kanë gjendjen më të rëndë”, ka thënë Hamza.

Ai gjithashtu propozon që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për të cilën thotë se PDK’ja do ta iniciojë me 14 prill.

“Pas festes se të premtes dhe të hënës, ne do të inicojmë të mbahet një seancë e jashtëzakonshme më 14 prillë në ora 11:00”, ka thënë Hamza.

Tutje, Hamza tha se qeveria Kurti është treguar shumë pavizion dhe pa eksperiencë.

“Kam dëgjuar Kurtin duke thënë ‘mirë kemi bë që jemi ngut dhe mirë kemi bë që jemi vonu’. Si? Gjithë mirë po të bjen a? Qeveria e Kurtit janë treguar pa vizion dhe pa eksperiencë. Edhe më parë kemi pase situata të rënda financiare”, shoti Hamza.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë