Loading…

Hana: Përmes ‘Quality Control do ta përmirësojmë jetën në kryeqytet

  • 27/09/2021 | 19:55

Hana: Përmes ‘Quality Control do ta përmirësojmë jetën në kryeqytet

Kandidati i AAK-së për asamblenë komunale në Prishtinë, Agon Hana ka shpalosur një pjesë të programit të Daut Haradinajt. Përmes profilit të tij në facebook, Hana ka thënë se në qeverisjen e Daut Haradinajt do të formohet departamenti i kontrollimit të kualitetit të jetesës dhe mirëqenies së banorëve.


Sipas Hanës, ky ekip duhet të inspektojë lagjen Arbëria si dhe çdo lagje tjetër çdo muaj rregullisht si dhe pas çdo ndërhyrje infrastrukturore. Pra, inspektohet asfallti, rryma, uji dhe të tjera, për të konstatuar gjendjen momentale në të cilën jetojnë banorët e lagjes.

Njoftimi i plotë i Hanës:

Kontrollimi i kualitetit të jetesës së banorëve (Quality Control) Në nivel komunal duhet të ekzistojë një departament i kontrollimit të kualitetit të jetesës dhe mirëqenies së banorëve. Ky ekip duhet të inspektojë lagjen Arbëria si dhe çdo lagje tjetër çdo muaj rregullisht si dhe pas çdo ndërhyrje infrastrukturore. Pra, inspektohet asfallti, rryma, uji dhe të tjera, për të konstatuar gjendjen momentale në të cilën jetojnë banorët e lagjes. Ky ekip do ketë autorizim të inspektojë dhe mbyll lagjen në raste të rrezikshmërisë së shkaktuar për shkak të punës së dobët të kompanive gjegjëse, si dhe të kërkojë përgjegjësi në raste kur kualiteti i jetesës së banorëve nuk është në standardin e kërkuar. Duke kontrolluar kualitetin e jetesës së banorëve ne drejtpërdrejtë ndihmojmë në përmirësimin e saj!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë