Loading…

Hapet aplikimi për subvencionet në gastronomi

  • 28/04/2021 | 18:19

Hapet aplikimi për subvencionet në gastronomi

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka njoftuar se është hapur aplikimi për të përgatitur kërkesën për sektorin e gastronomisë, për subvencionin e pagës së punëtorëve dhe të qirasë, shkruan Gazeta Metro.


Kjo ndihmë ka të bëjë me subvencionin e pagës së punëtorëve apo të qirasë që të dyja deri në 50% të lartësisë së çmimit dhe jo më shumë se 500 euro për punëtorët, ose 2 mijë e 500 euro për qiradhënësit.

“Afati për dërgimin e kërkesës përmes sistemit elektronik EDI për këto masa është deri më 11 Maj 2021. Deri atëherë, sigurohuni që të dhënat tuaja janë të sakta me kontratat bruto të punëtorëve dhe kontratat bruto të qirave”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e tyre.

Ky është shkrimi i plotë:

Të dashur gastronomë,
Urojmë që jeni mirë me shëndet dhe po ju shkojnë punët mbarë.
Nga sot është hapur aplikimi për të përgaditur Kërkesën rreth subvencionimit të sektorit dhe nën-sektorit të gastronomisë, në bazë të vendimit Nr. 08/08 të dt. 21.04.2021. Përkatësisht për subvencionimin e pagës së punëtorëve dhe/ose subvencionimin e pagesës së qirasë, që të dyja deri në 50% të lartësisë së cmimit, dhe jo më shumë se 500€ për punëtorët, dhe/ose 2500€ për qiradhënësit.
Më poshtë gjeni të bashkangjitur linqet për:
1. Udhëzuesin për Aplikimin lidhur me subvencionimin e pagave dhe qirasë, në sistemin EDI të ATK-së. – https://bit.ly/32Szcc3
2. Vendimin Nr. 08/08 të dt. 21.04.2021 i cili lidhet me kategoritë përfituese lidhur me subvencionimin në fjalë, dhe kriteret e subvencionimit që kanë të bëjnë me këtë Masë. –
https://kryeministri-ks.net/…/Vendimet-e-Mbledhjes-se-8…
“Afati për dërgimin e kërkesës përmes sistemit elektronik EDI për këto masa është deri më 11 Maj 2021. Deri atëherë, sigurohuni që të dhënat tuaja janë të sakta me kontratat bruto të punëtorëve dhe kontratat bruto të qirave.”/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë