Loading…

Hapet Berlinale 2017, në Berlin

  • 09/02/2017 | 10:45

Hapet Berlinale 2017, në Berlin

Festivali ndërkombëtar më i madh i filmit në Gjermani nga sot deri 9 me 19 shkurt do të jetë i hapur.


400 filma do të konkurojnë në këtë festival i 67-ti me radhë, për çmimin “Ariu i Artë”. Festivali do të hapet me debutimin e regjisorit francez Etienne Comar, dhe priten të shfaqen shumë filma të regjisorëve të ndryshëm, të huaj e vendorë (gjerman)

Vitin e kaluar këtë trofe e ka fituar regjisori italian Gianfranco Rosi me filmin “Zjarr në Det” (Fuoco a mare) që trajtonte krizën e refugjatëve që ka prekur ishullin italian Lampeduza. Kjo fitore përfaqëson të parën në llojin e vet, kur një dokumentar del mbi të gjithë filmat në një festival.

Pas më shumë se 60 vitesh, një gjë e tillë ndodhi në festivalin e filmit “Berlinale”.Ky dokumentar është pjesë e një numri të madh filmash të shfaqur në këtë festival që kishin si temë çështjen e emigrantëve në të gjithë botën. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë