Në fshatin Dushkajë të Kaçanikut, familja Muhaxheri ka hapur të pame për djalin e tyre, Lavdrim Muhaxheri, i cili është vrarë në Siri.
Familjarët për Zeri.info, kanë konfirmuar për vrasjen e tij, mirëpo nuk kanë pranuar që të dalin e të flasin hapur.
Gazeta Metro ka raportuar në mesnatë për vrasjen e Muhaxherit, kurse Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se kanë informata për vrasjen e një kosovari në Siri, mirëpo nuk kanë pranuar të japin më shumë detaje. /gazetametro.net