Loading…
Hapet edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”
  • 19/04/2019 | 16:36

Hapet edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”

Duke i bërë jehonë këtij aktiviteti të rëndësishëm artistik, Kryeministri Edi Rama i uroi suksese yjeve të rinj të lirikës botërore.


“15 konkurrentë të përzgjedhur mes 270 artistëve nga vende të ndryshme të botës, do të garojnë për çmimin e artistes tonë të madhe, Marie Kraja”, tha Rama.

Konkurrentët pjesëmarrës në këtë Festival vijnë nga vende të ndryshme të botës si: Itali, Spanjë, Rusi, Ukrainë, Turqi, Kinë, Kore, Shqipëri, Francë dhe Greqi.

Një repertor me ariet më të bukura dhe këngët legjendë të këtyre vendeve do të jetë pjesë e programit të festivalit.

Në këtë edicion do të marrin pjesë edhe dy të ftuar specialë, tenori me famë botërore Murat Karahan dhe virtuosi i violinës, fituesin e disa çmimeve ndërkombëtare Elvin Hoxha./A.T.SH/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë