Loading…

Hapet konkursi për kadetë të rinj të FSK’së

  • 22/05/2017 | 08:25

Hapet konkursi për kadetë të rinj të FSK’së

Konkursi për rekrutimin e kadetëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës do të shpallet me sot, 22 maj 2017.


Këtë e ka bërë të ditur për portalin Arbresh.info zëdhënësi i FSK-së Ibrahim Shala, ndërsa numri i kadetëve që do të pranohen këtë vit, do të publikohet në konkurs.

Të drejtë për të aplikuar kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët kanë mbushur moshën 18 vjet pa dallim etnie apo religjioni.

Ata mund të hyjnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës pasi të kenë plotësuar kriteret e përzgjedhjes. Përzgjedhja do të bazohet në gjendjen shëndetësore dhe fizike, merita dhe në nevojat e prioritetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në përfundimin me sukses të procedurës së miratuar të kontrollit të sigurisë.

Ky punësim do të konfirmohet pas përfundimit të stërvitjeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë