Loading…

Hapet panairi ‘Ekologji(k)a kosovare’

  • 03/12/2019 | 08:10

Hapet panairi ‘Ekologji(k)a kosovare’

Koalicioni i OJQ-ve “Pro Open” sot hap në panairin “Ekologji(k)a kosovare”.


Në kuadër të këtij panairi do të prezantohet një ekspozitë me një numër fotografish dhe disa filma të shkurtër dokumentar që e pasqyrojnë degradimin e mjedisit në vitet e fundit, si ndotja e ajrit, dëmtimi i pyjeve, lumenjve, gjendjen e deponive të mbeturinave, dëmet nga gurthyesit, ndërtimet e hidrocentraleve etj.

Aty do të shpërndahen edhe shumë hulumtime dhe raporte që janë realizuar në vitet e fundit nga organizatat e koalicionit “Pro Open” mbi mjedisin në Kosovë.

Gjatë këtij organizimi do të mbahen edhe dy debate. Debati i parë do të ketë në panel zyrtarë të institucioneve shtetërore të fushës së mjedisit, ndërsa debati i dytë përfaqësues të shoqërisë civile që kanë realizuar hulumtime mbi mjedisin në Kosovë.

Gjithashtu në kuadër të panairit “Ekologji(k)a kosovare” do të ndahen edhe tre çmime për shkrimet më të mira mbi mjedisin në Kosovë gjatë vitit 2019.

Panairi do të mbahet në modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës dhe do të jetë i hapur nga ora 09:30 deri në ora 20:00./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë