Loading…

Hapet periudha e aplikimit për partitë që do të marrin pjesë në zgjedhje

  • 18/06/2021 | 14:30

Hapet periudha e aplikimit për partitë që do të marrin pjesë në zgjedhje

Prej sot e deri më 16 gusht është afati i aplikimit për certifikim të partive politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur të cilët duan të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale.


Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë njoftuar se kërkesat për certifikim dorëzohen në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim.

“Njoftohen të gjitha partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët duan të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale se afati i aplikimit për certifikim ka filluar dhe përfundon më 16 gusht 2021. Kërkesat për certifikim dorëzohen në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, në çdo kohë, gjatë orarit të punës, nga ora 08:00 deri 16:00. Për informata shtesë, mund të vizitoni ueb faqen e KQZ www.kqz-ks.org ose kontaktoni në tel. 038 200 81 010”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen me 17 tetor 2021.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë