Franca e ka bërë hapjen e asaj që pretendohet të jetë rruga e parë në botë me panelë solarë, në një fshat në Normandi.
Rruga një kilometërshe në qytetin e vogël Rourouvre-au-Perche e cila mbulohet me 2.800 metra katrorë të panelëve që gjenerojnë energji elektrike, është inauguar të enjtën nga ministresha e ekologjisë Segolene Royal.
Ndërtimi kushtoi 5 milion euro dhe do të shfytëzohet nga rreth 2.000 automjete në ditë gjatë periudhës testuese dyvjeçare për të vendosur a do të mundet kjo rrugë të gjenerojë energji të mjaftueshme për të furnizuar ndriçimin rrugor në fshatin me 3.400 banorë.
Në vitin 2014, është hapur një shteg biçiklistik që furnizon me engergji në Krommenie në Holandë dhe, pavarësishtë problemeve ekzistuese, ka prodhuar 3.000 wh energji elektrike – të mjaftueshme për të furnizuar një shtëpi të familjes mesatare për një vit. Megjithatë, kostoja e ndërtimit të kësaj shtege kishte mundur të paguaj 520.000 kwh, transmeton gazetametro.net.
Më heret rruga furnizuese solare, e quajtur Wattway, ishte hapur në rrugën RD5, dhe panelët ishin testuar në katër vendparkime të automobilave në gjithë Fracën. Konstruktori ishte Colas, pjesë e gjigantit të telecomit grupi Bouygues, dhe u financua nga shteti.
Normandia nuk është e njohur si vend me diell të tepërt: Caen, kryeqyteti politik regjional, i ka vetëm 44 ditë me dritë të fortë të diellit në vit në krahasim me Marseilles me 170 ditë.
Royal ka thënë se ajo do të preferonte të sheh panelët solarë të instaluar nga një në çdo njëmijë kilometër të autostradës në Francë – Franca gjithsej i ka një milion kilometra rrugë – por panelët e vendosur në sipërfaqe të sheshtë janë konstatuar të jetë më pak efikas se ato të instaluar në fusha me pjerrtësi si të kulmeve.
Kritikët thonë se ky përdorim i parasë publike nuk është ekonomik. Marc Jedliczka, zëvëndës president i Network for Energetic Transition (CLER) ka thënë për Le Monde: “Padyshim se është një përparim teknik, por për të zhvilluar burimet të ripërsëritshme ka prioritete të tjera më të mëdha se një patent për të cilin jemi shumë të sigurt se është shumë më i shtrenjtë se sa fakti që punon”.
Jean-Louis Bal, presidenti i unionit të energjisë së ripërsëritshme SER, ka thënë: “Duhet të kujdesemi për koston, prodhimin (e rrymës) dhe jetëgjatësinë e tij. Tash për tash nuk kam përgjegje”.
Colas tha se panelët janë të mbuluar me një rrëshirë që përmbajnë fletët e silikonit, duke i bërë ato mjaftueshëm të forta për t’i bërë ballë gjithë trafikut, duke përfshirë edhe kamionët e rëndë. Kompania thotë se shpreson që do të reduktohen kostot e prodhimit të panelëve solar dhe se ka rreth 100 projekte të tjera për rrugët me panele solare – gjysma në Francë dhe gjysma jashtë vendit./gazetametro.net