Loading…

Hapet ‘varri’ i Jezu Krishtit pas pesë shekujsh (FOTO)

  • 25/11/2016 | 16:38

Hapet ‘varri’ i Jezu Krishtit pas pesë shekujsh (FOTO)

 Shkencëtarët hapin  ‘varrin’ e Jezu Krishtit pas pesë shekujsh – çfarë ka brenda do t’ ju mahnisë

Sekretet brenda ‘varrit’  të Jezu Krishtit – duke përfshirë pllakën në të cilën ai kishte qëndruar që më pas ishte ‘ringjallur’,  janë zbuluar  nga shkencëtarët të cilët e kanë hapur atë për herë të parë që nga viti 1555 pas Krishtit.

Varri ku besohet se ‘Biri i Perëndisë’ është vendosur për të pushuar mund të gjendet në Kishën e Varrit të Shenjtë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, ku shkencëtarët po punojnë për të rikthyer gurit, pamjen e jashtme.

Varri,  kishte pësuar plasaritje, pasi që ishte hapur nga shkencëtarët, të cilët kanë punuar  60 orë për të parë se çfarë ka brenda.

JEZU KRISHTI: pabesueshme tregojnë pjesën e brendshme të varrit të Jezusit

Fotografi e Jezu Krishtit  ku tregohet pjesa e brendshme e varrit të Jezusit

Vetëm disa orë para se varri të hapej, shkenctarët kanë bërë një zbulim shokues.

Ata gjetën pjesë të varrit të paprekur.

Një pllakë mermeri, besohet të jetë pllakë e varrimit ku Jezusi u ‘ringjall’, u gjet e fshehur nën shtresa të materialit, me një kryq të gdhendur në sipërfaqe të saj.

Fredrik Hiebert, arkeolog nga National Geographic, ka thënë se është  absolutisht i habitur “Gjunjët e mi dridheshin, sepse unë nuk kisha pritur këtë gjë.

jerusalem-727058

Varri ku besohet se është varrosur  Jezu Krishti 

“Ne nuk mund të themi 100%, por kjo duket të jetë provë e dukshme se vendndodhja e varrit nuk ka ndryshuar me kalimin e kohës, diçka që shkencëtarët dhe historianët kanë menduar për dekada të tëra.”

Antonia Moropoulou, i Universitetit Teknik Kombëtar i Athinës, ka thënë se Shkëmbi i Shenjtë që është nderuar me shekuj,  vetëm tani  mund të shihet”, transmeton gazetametro.

Varri tashmë është mbyllur, dhe besohet se do  të mbetet e mbyllur për disa qindra vjet.

jesus-tomb-727060
Kisha katolike dhe ortodokse me të cilën udhëheqësit armenë kanë paguar para për rindertim

Shkencëtarët janë duke punuar në pjesën e jashtme e varrit,  për ta  mbështjellë me një strukturë faltore, në mënyrë që ajo mund të qëndrojë pa mbështetje druri.

Kisha ortodokse greke, Kisha katolike dhe Kisha ortodokse armene kanë dhënë  3,2 milion £ për të përfunduar projektin./gazetametro.net

jesus-tomb-727073
Pamje nga Varri i Krishtit, në të cilën Shkencëtarët punuan 60 orë deri te hapja.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë