Loading…
Hapja e Zyrës Doganore në Durrës, një hap drejtë bashkimit doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë
  • 15/01/2019 | 17:20

Hapja e Zyrës Doganore në Durrës, një hap drejtë bashkimit doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë

Rama e konsideron hapjen e Zyrës Doganore në Durrës, si një hap drejtë bashkimit doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë, transmeton Gazeta Metro.


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se” ndihet mirë që sot po mblidhen në një stacion tjetër të rrugëtimit të projektuar në mbledhjen e dy qeverive për të hapur Zyrën Doganore të Kosovës në Durrës ”.

I pari i Qeverisë Shqiptare me këtë rast theksoi se “ Kjo po bëhet për ta kthyer kështu portin e Durrësit jo vetëm në një Doganë të Shqipërisë, por edhe në Doganë të Kosovës, duke shtuar se ky është hapi i parë i rëndësishëm drejt bashkimit të plotë doganor në mes të Shqipërisë dhe Kosovës”.

Rama ndër të tjera tregoi edhe për qëllimin e hapjes së kësaj zyre.

“shkurtimi i burokracive, i orëve të pritjes së kontrolleve, i kostove të pallogaritshme për bizneset janë efekt i drejtpërdrejtë i hapjes së kësaj zyreje doganore”

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë