Loading…

Haradinaj: Ai që cenon kufijtë është armik i Kosovës

  • 11/02/2019 | 18:37

Haradinaj: Ai që cenon kufijtë është armik i Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sot me familjet e dëshmorëve të komunës së Deçanit. Në këtë takim Haradinaj ka folur rreth çështjes së kufijve të Kosovës. Ai ka thënë se kushdo  që e cenon territorin e Kosovës, është armik i Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


“Nëse e hapim çështjen e kufijve e hapim varret e atyre që e kanë dhënë jetën, askush se ka këtë të drejtë nëse dikush e hap çështjen e territorit është armik i Kosovës. Kush është ai mik që ka të drejtë me fol për tokën e vendit tim, ai që ta hap kufirin nuk është më mik, çështja e hapjes së kufirit të Kosovës i shkon për shtati vetëm Vladimir Putinit”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se kushtetuta e obligon ta mbrojë Kosovën kështu siç është, e pandarë dhe e pacenuar.

“Kushdo që jeton në këtë vend e ka obligim me e mbrojt këtë Kosovë të 17 të shkurtit. Kushtetuta më obligon me e mbrojt kështu si është e që thotë se është një e pandame dhe e pacenueshme në territor. Cilido qytetarë me kushtetutë është i obliguar me  mbrojt Kosovën e 17 shkurtit”, është shprehur kryeministri.

Kryeministri Haradinaj, foli edhe për vendosjen e taksës ndaj Serbisë duke e theksuar edhe njëherë se ajo do të qëndrojë deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.

Nga një fjalë rasti mbajtën edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe kryetari i OVL – UÇK-së dega në Deçan, Abdyl Mushkolaj./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë