Loading…
Haradinaj ankohet: Njerëzit më të diskriminuar në punësime janë të AAK’së
  • 19/03/2019 | 15:48

Haradinaj ankohet: Njerëzit më të diskriminuar në punësime janë të AAK’së

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka thënë sot së njerëzit më të diskriminuar në Kosovë për një vend pune janë anëtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), transmeton Gazeta Metro.


Haradinaj duke u përgjigjur për punësimet që po bënë AAK’ja në Telekomin e Kosovës, ka thënë se nuk po punësohen vetëm njerëzit e partisë së tij, njerëz edhe nga partitë të tjera po futen në këtë institucion.

I pari i qeverisë tha se njerëzit që më së paku ka në qeveri dhe njerëzit më të diskriminuar për një vend pune në Kosovë janë njerëzit e AAK’së.

“Unë njoh kolegë të aleancës që kanë konkurruar qindra herë nëpër konkurse dhe s’janë pranuar, në qeveri më së paku ka njerëz të AAK’së, kjo është e vërtetë, njerëz më të diskriminuar për një vend pune në sistemin publik janë njerëzit e AAK’së”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se të rinjve që kanë kërkuar punë në Kosovë, dyert ju kanë hapur dy institucionet publike, si Telekomi dhe kompania ‘Pastrimi’./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë