Loading…

Haradinaj barazon 28 Nëntorin me 17 Shkurtin

  • 21/11/2016 | 15:08

Haradinaj barazon 28 Nëntorin me 17 Shkurtin

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë që historia shqiptare i ka dy data të shënuara.

28 nëntori dhe 17 shkurti janë data të një rëndësie të njejtë, siç ka thënë Haradianj përmes një publikimi të bërë në rrjetin social Facebook.

“28 Nëntori-Dita e Flamurit, është një ditë që na bashkon. Në këtë ditë, i kujtojmë gjithë ata dëshmorë e heronj, që në kohë dhe shtrirje të ndryshme, që nga Skenderbeu e deri te lufta e lavdishme e UÇK-së, sakrifikuan për lirinë e përbashkët.”, ka shkruar Haradinaj.

“Shqiptarët dhe Kosova, tashmë i kanë dy data të shënuara të historisë së tyre; 28 Nëntorin dhe 17 Shkurtin.”, ka shtuar ai.

Haradinaj në fund ka bërë të ditur se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në kalendarin e festave të rëndësishme i ka edhe këto dy data.

Sipas tij,  AAK-ja këtë të diele, në vigjilje të 28 nëntorit, do të organizojë pritje për shoqatat e dala nga lufta, familjarët e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së!

“28 Nëntori është Dita që na bashkon”, ka përfunduar ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë