Loading…
Haradinaj: BE na i ka borxh vizat, do t’ua them Merkelit dhe Macronit
  • 18/04/2019 | 12:28

Haradinaj: BE na i ka borxh vizat, do t’ua them Merkelit dhe Macronit

Haradinaj foli sot rreth liberalizimit të vizave. Ai tha se këtë çështje do ta hapë në takimin e Berlinit më 29 prill, transmeton Gazeta Metro.


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Evropa ia ka borxh Kosovës liberalizmin e vizave, për të cilën çështje ka thënë se do të flas edhe në Samitin e Berlinit me dy udhëheqësit kryesorë, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron.

Haradinaj ka të në se nuk beson në këtë Samit do të ketë negocim për territorin e Kosovës.

“Samiti i Berlinit është një mundësi e mirë dhe një tavolinë e përbashkët e Ballkanit Perëndimor dhe Kosova e ka perspektiven evropiane dhe për mua ka shumë rëndësi se Evropa e ka një borxh ndaj Kosovës, pra liberalizimin e vizave dhe vendimi ende nuk është marrë.
Aty janë udhëheqësit kryesor si Merkel dhe Macron, shpresoj që të kam mundësi t’ua rikujtoj këtë borxh, nuk mendoj se aty do të ketë negocim për territorin e Kosovës dhe Serbisë e as për Zajednicë”, tha Haradinaj.

Ndryshe, Ramush Haradinaj vazhdimisht është treguar i ashpër me zyrtarët e BE-së për moslibaralizim të vizave. Ai ka thënë se Federica Mogherini ka humbur një vit duke mos bërë asgjë për liberalizim të vizave./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë