Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka marr pjesë në takimin që e ka thirrur kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.
Ai pasi ka dalë nga takimi duke treguar se brenda janë ende përfaqësues të partive në koalicionin qeveritar si dhe ata të PSD-së dhe Alternativës.
“Takimi po vazhdon, por unë dola pasi kam takim pune”, ka thënë shkurt Haradinaj duke mos dashur të deklarohet më tepër para gazetarëve.
Veseli të hënën ka ftuar krerët e partive politike për të diskutuar për harmonizimin e një rezolute për dialogun me Serbinë.
Ftesës së Veselit iu ka përgjigjur negativisht LDK dhe Vetëvendosje. /kp