Loading…

Haradinaj: Dialog vetëm nëse Serbia e njeh Kosovën

  • 26/01/2017 | 13:40

Haradinaj: Dialog vetëm nëse Serbia e njeh Kosovën

Prishtina po dëshmon inferioritet dhe përulje ndaj Beogradit, ka vlerësuar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.


Ai ka shtuar se kundërshton çfarëdo vazhdimi bisedimesh të dy palëve përderisa Serbia nuk e njeh Kosovën.

Në një intervistë telefonik për AFP-në, Haradinaj ka vlerësuar se “është e dëmshme që Prishtina mban pozitë inferiore e përulëse ndaj Beogradit” duke shtuar se në Kosovë nuk mungojnë njerëz që janë të gatshëm t’i kundërvihen kësaj pozite, transmeton gazetametro.net.

“Vetëm një çështje është hapur në debat me Serbinë – njohja e Kosovës. Nëse Serbia është e gatshme ta bëjë këtë, atëherë mund të ulemi , e të flasim.

Nëse jo, atëherë duhet të presim“, ka shtuar ai.

Haradinaj ka vlerësuar se arrestimi i tij në Francë më 4 janar me aktakuzë të Serbisë është i padrejtë dhe keqpërdorim i drejtësisë. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë