Loading…

Haradinaj dorëzohet para Thaçit, kryespiuni mbetet në detyrë

  • 03/04/2018 | 08:09

Haradinaj dorëzohet para Thaçit, kryespiuni mbetet në detyrë

Ramush Haradinaj nuk është më ai njeriu të cilit i shkon fjala, ani se është kryeministër. Pavarësisht kërkesës së tij për të liruar funksionet, Driton Gashi mbetet drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë e Flamur Sefaj ministër i Punëve të Brendshme.


Kjo për Haradinajn është edhe dorëzimi i radhës, pasi vendimin për shkarkim ia bllokoi presidenti Hashim Thaçi, pasi ligji thotë se për emërimin dhe shkarkimin e shefit të AKI’së vendosin kryeministri dhe presidenti së bashku.

Megjithëkëtë, ministri Sefaj të martën, nëpërmjet një letre publike, do ta deklarojë dorëheqjen.

Të premten, nëpërmjet një shkrese, kreu i Qeverisë ka bërë të ditur se ka kërkuar t’i lirojnë detyrat edhe Gashi e edhe Sefaj. Vendimin e ka arsyetuar duke thënë se operacioni i ndërprerjes së lejeqëndrimit, i ndalimit, deportimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Kosovës në Turqi, ka ndodhur pa e informuar dhe pa lejen e kreut të Qeverisë, shkruan K0ha Ditore.

Bazuar në prononcime të mëpastajme, për aksionin që ka nxitur pakënaqësi të mëdha në Kosovë, është vënë në dijeni vetëm presidenti i shtetit.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë