Kryetari Haradinaj i është drejtuar me një fjalë rasti të pranishmëve, duke e përshëndetur konventën dhe strukturat udhëheqëse të LSI-së.
Sipas njoftimit për media të AAK-së, Haradinaj aty ka theksuar po ashtu se faktori politik shqiptar duhet të jetë unik për të qenë ndikues në zhvillime pozitive e të jetë i pathyeshëm në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë, në mbarë botën kudo ku jetojnë ata.
“Të arriturat tona të ndërsjella na ndihmojnë që të jemi bashkë e të fortë drejtë synimeve tona në integrimet euroatlantike”, citohet të ketë thënë Haradinaj. /gazetametro.net