Loading…
Haradinaj e pranon: Kemi lëshime në punësim, duhet të përballemi me dëmet
  • 18/03/2019 | 11:48

Haradinaj e pranon: Kemi lëshime në punësim, duhet të përballemi me dëmet

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka pranuar se në Kosovë ka lëshime nga ana e institucioneve nëpër konkurset e punësimit, transmeton Gazeta Metro.


Haradinaj ka thënë se Kosova duhet ta pranojë se po bëhen lëshime në punësime dhe duhet të përballemi me dëmet që po sjellin këto punësime.

Ai falënderoi Ambasadën britanike për përkrahjen që këto lëshime dhe të meta që po bëhen në punësimet nëpër institucione po trajtohen nga Britania, transmeton Gazeta Metro.

“Duhet ta pranojë që kemi lëshime dhe dëme me të cilat duhet të përballemi, mirëpo falënderoj Ambasadën britanike për përkrahjen që këto lëshime dhe të meta të i trajtojmë”, tha Haradinaj.

Kurse, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ka thënë sot se punësimet në Kosovë po vazhdojnë të bëhen pas asnjë kriter, këto punësime madje po shkatërrojnë institucionet e vendit siç është rasti i fundit i punësimeve në Postë.

O’Connell tha se rasti i fundit është emërimi i Naser Shalës si drejtor të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës./gazetametro.net

O’Connell për punësimet e AAK’së në Telekom: Po shkatërrohen institucionet e Kosovës, punësime pa kritere

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë