Loading…

Haradinaj e pranon: Nuk e di a do të jem më kryeministër i Kosovës

  • 11/09/2019 | 10:15

Haradinaj e pranon: Nuk e di a do të jem më kryeministër i Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tani është skeptik dhe e pranon se nuk e di nëse do të mund ta zë më ulësen e të parit të Qeverisë, shkruan Gazeta Metro.

Haradinaj tani po thotë se nuk e di nëse do të jetë më kryeministër i Kosovës, kështu ai u përgjigj gazetarëve kur e pyetën.

“Nuk e kam ditë që do të jem ushtrues i detyrës qysh nuk e di se a do të jem kryeministër prapë. Por shpresoj të jem edhe katër vite këtu”, tha Haradinaj në një konferencë për media.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media në ndërtesën e Qeverisë, pas zbulimit të obeliskut kushtuar viktimat të 11 shtatorit në SHBA.

Kujtojmë se Haradinaj i cili tha se dha dorëheqje për shkak të ftesës për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale, ani pse ky i fundit shkoi si kryeministër në detyrë../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë