Loading…

Haradinaj e pret Kurtin në odën e Gllogjanit me një teke raki

  • 24/03/2023 | 12:55

Haradinaj e pret Kurtin në odën e Gllogjanit me një teke raki

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial ‘Dëshmorët e Kombit’ në Gllogjan, me rastin e 25 vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, shkruan Gazeta Metro.


Kurti po ashtu ka vizituar edhe Kullën Haradinaj në  Gllogjan, ku është pritur nga shefi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, sot kanë shkuar në Gllogjan për të nderuar dëshmorët e kombit me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit.

Në media është publikuar fotografia e Kurtit në konakun e Haradinajt.

Haradinaj shihet se e ka pritur me një gotë raki kryeministrin Kurti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë