Loading…

Haradinaj e vlerëson Kurtin amator vendimmarrës, ia rendit gabimet

  • 05/06/2023 | 21:13

Haradinaj e vlerëson Kurtin amator vendimmarrës, ia rendit gabimet

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka treguar tri elemente që sipas tij, kryeministri Kurti i ka bëre dëme Kosovës dhe marrëdhënieve me aleatët.


“I pari moment është refuzimi i planit për tabela përmes të cilit do të vazhdohej një normalitet institucional…I dyti moment i gabuar është mbajtja e zgjedhjeve dhe i treti moment është kur e kanë sygjeruar se ata nuk kanë dashur të vendosin Kosovën tepër keq me thënë se nuk janë këto kryetar dhe këto nuk janë zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.

“Pra është hera e tretë kur Kurti ka shkuar ndaras nga aleatët tonë dhe kjo hera e tretë solli sanksionet, ndërprerjen e “Defender 23″”, ka thënë tutje ai.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që t’i kthehet rekomandimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të bëjë një plan me amerikanët dhe veriut t’i kthehet normaliteti. Haradinaj konsideron se nuk ka rrugë tjetër pos që Kurti ta nxjerrë vendin nga “kaosi që e ka futur”.

Madje, ish-kryeministri Haradinaj e ka quajtur kreun aktual të qeverisë si “amator vendimmarrës”.

“I them Kurtit nuk ka pasur nevojë të shkonte tri herë gabim. Do t’i thoja dëgjojë amerikanët, nëse do ta nxjerrë vendin nga kaosi që e ka futur, s’ka rrugë tjetër Kurti as Kosova dhe duhet të ikë nga patriotizmat e rremë. Të kthehet sa më shpejt te amerikanët, të bëjë një plan me ta si të kthehet normaliteti në veri, dhe nuk ka rëndësi se kur japin kryetarët dorëheqje”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë