Loading…

Haradinaj falënderon Ilir Metën për mbështetje

  • 12/01/2017 | 20:12

Haradinaj falënderon Ilir Metën për mbështetje

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pasur një bisedë telefonike me kreun e Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, pas vendimit të gjykatës në Francë për ta liruar me kusht liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Haradinaj e falënderoi kryetarin e LSI’së për solidaritetin dhe mbështetjen e treguar.

Edhe nga ana e tij, Meta i ka shprehur mbështetjen në vazhdim. Një ditë më parë në Tiranë të rinj të Lëvizjes Rinore për Integrim së bashku me forume të partive të tjera politike protestuan paqësisht para ambasadës franceze në kryeqytetin shqiptar për të kërkuar lirimin e Haradinajt dhe rikthimin e tij në Kosovë.

Ish-komandanti i Kosovës Haradinaj, u arrestua një javë më parë në Francë në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet serbe me akuzën për krime lufte. Arrestimi i tij ngjalli reagime të shumta si në Kosovë dhe në Shqipëri.

Haradinaj u lirua sot nga paraburgimi me vendim të Gjykatës së Colmar në lirim me kusht.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë