Loading…

Haradinaj flet për aksidentet vdekjeprurëse, kërkon të ndërmirren masa urgjente

  • 19/03/2019 | 15:33

Haradinaj flet për aksidentet vdekjeprurëse, kërkon të ndërmirren masa urgjente

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur lidhur me aksidentet e shumta tragjike që po ndodhin në Kosovë. Haradinaj ka kërkuar që të ndërmerren masa urgjente, transmeton Gazeta Metro.


Haradinaj ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës të hetojë situatën në trafik, pasi gjendja është urgjente si rezultat i numrit të madh të aksidenteve me fatalitet.

Ai ka thënë se këto aksidente janë urgjente ansaj duhet të merren masat sa më shpejtë

“Kërkojmë një hetim se çfarë është duke ndodhur. Ekziston mundësia që edhe marrja e patentë-shoferit në disa forma mund të jetë arsye për këto aksidente të shumta. Është urgjente kjo temë, të merren masat më shpejt. Unë nuk mund të shpreh ngushëllime çdo ditë, nuk është në rregull. Do të thotë hetoni, merrjani dikujt patentën, bëni minuse. Bëni diçka, se nuk është mirë, çdo ditë po ndodhin këto raste”, tha Haradinaj pas mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës./kosovapress

Ndryshe, si pasojë e aksidenteve me fatalitet në dy muajt e parë të këtij viti në Kosovë kanë humbur jetën 16 persona, ndërkohë që viktima ka pasur edhe gjatë muajit mars./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë