Loading…

Haradinaj flet për bashkëpunimin me Pacollin

  • 12/08/2017 | 15:11

Haradinaj flet për bashkëpunimin me Pacollin

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, premton se vonesa e formimit të Qeverisë së Kosovës, do të arsyetohet.


“Tash e kemi një bazë me të gjerë të zhvillimeve nga z. Pacolli, prandaj edhe kjo vonesë do të arsyetohet”, tha Haradinaj në Prizren për RTV Besa.

Sipas tij, formimi i Qeverisë së Kosovës, do të ndodhë brenda 10 ditësh.

“Qeveria e ardhshme do të jetë e përgjegjshme për obligimet që do t’i marrë”, tha Haradinaj.

Ai, premtoi se pas formimit të Qeverisë, do të fillon ndryshimi në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se do t’i përvishen punës “dhe do ta kthejnë për së mbari vendin”.

Kur është pyetur për vendime të mëdha dhe konkretisht për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, Haradinaj ka thënë se “nuk i kemi ato vendime në tavolinë, kemi aspekte të tjera të punës që i kemi urgjent, e që është zhvillimi ekonomik, rendi e ligji”.

Kujtojmë se sot Haradinaj së bashku me partnerët e koalicionit, Kadri Veselin dhe Fatmir Limajn u takuan me Ukë Rugovën, djalin e presidentit historik, Ibrahim Rugovës.

Për këtë takim nuk janë dhënë ende detaje.

LEXO EDHE: Deputeti i LDK’së për Pacollin: S’po e mbajmë më zor. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë