Loading…

Haradinaj flet për formimin e Qeverisë me ambasadorin britanik

  • 14/06/2017 | 13:18

Haradinaj flet për formimin e Qeverisë me ambasadorin britanik

Kandidati për Kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.


Haradinaj ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për procesin zgjedhor dhe formimin e institucioneve të reja të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

“E sigurova Ambasadorin O’Connell, për angazhimin maksimal timin dhe të partnerëve, për krijimin e Qeverisë së re dhe për adresimin e çështjeve, që kërkojnë zgjidhje urgjente, që nga sundimi i ligjit, proceset integruese e deri te zhvillimi ekonomik i vendit”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, Haradinaj tha se i ka shprehur ambasadorit mirënjohje për angazhimin e shtetit të tij në mbështetje të Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë