Loading…
Haradinaj flet për raportet me Kadri Veselin si dhe idenë e Pacollit për taksën
  • 19/02/2019 | 15:40

Haradinaj flet për raportet me Kadri Veselin si dhe idenë e Pacollit për taksën

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk mundet të e komentojë fjalimin e kryeparlamentarit, Kadri Veseli në seancën solemne për nderë të 11-vjetorit të Pavarësisë, transmeton Gazeta Metro.


Haradinaj ka thënë se nuk mundet ta komentojë fjalimin e Veselit, fjalët e tij banale ‘qenef mashkull’ e përdorur për në seancën solemne ka thënë se ka ardhur nga ngarkesa e madhe, duke dashur të mos përmend emra.

Ai ka thënë VV’së dhe LDK’së se nuk kanë nevojë të bëhen nervozë, kur të kenë 61 vota për rrëzimin e Qeverisë le ta bëjnë këtë.

“Kryetari ka dhënë një fjalim dhe unë nuk mundem me e komentu, zakonisht i ka disa porosi edhe pse po më pyetni, edhe në organizim i kemi disa ngarkesa. Zgjedhjet mund të vijnë çdo ditë se Kosova bënë përjashtim pasi është shoqëri demokratike. S’ka nevojë me u bë nervoz e as me e rritë nervozen me marrë vendime politike me u bo 61 deputetë, edhe s’ka nevoje me kalu në trauma tjera. Unë jam i gatshëm me punu, por nëse parlamenti vendos, kuptohet që unë e kuptojë. Është një proces i ditun dhe nuk ka të bëjë me gatishmëri”, ka thënë Haradinaj, transmeton Gazeta Metro.

Haradinaj ka thënë se mbështet edhe idenë e zv.kryeministrit Behgjet Pacolli, për një tryezë të përbashkët mes liderëve vendore dhe atyre të huaj.

“Më pëlqen ideja e Pacollit për me u taku. Takimet janë të mirëseardhura, edhe ashtu jemi taku në vazhdimësi. Njohja duhet të jetë si një kërkim falje për atë që i ka ndodhë Kosovës. Por, jam i gatshëm të ulem në çdo tavolinë me të gjithë akterët me bisedu për cilëndo çështje”, tha Haradinaj./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë