Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur para mediave pas vendimit të befasishëm të Qeverisë së Kosovës për ta shndërruar FSK’në në ushtri.
Haradinaj është shprehur i bindur që projektligjet e kaluara sot për FSK’në, nuk bien në kundërshtim me Kushtetutën, shkruan gazetametro.net.
I pari i Qeverisë ka thënë po ashtu se ky hap i Qeverisë nuk duhet ta gjejë kundërshtimin e askujt, pasi sipas tij, për këtë është pritur 20 vjet.
Po ashtu, Haradinaj u pyet se a do të gjejnë përkrahje në Kuvend këto projektligje që e bëjnë FSK ushtri, mirëpo ai tha se nuk sheh arsye për kundërshtim.
“I ftoj të gjithë ta votojnë, pozitë e opozitë, pasi mjaft kemi pritë 20 vjet’, ka thënë Haradinaj në konferencë.
Ndryshe, Qeveria para pak minutash votoi për tri projektligje rreth FSK’së. I pari e shndërron FSK në ushtri, i dyti rregullon shërbimin në FSK dhe i treti e kthen Ministrinë e FSK’së në Ministri të Mbrojtjes. Qeveria i procedoi këto projektligje që kërkojnë votimin e Kuvendit të Kosovës për të hyrë në fuqi./gazetametro.net